GRUPI A, PARA NDESHJES

Ndeshja e parë Bashkimi-Kumanovo, e zhvilluar muajin e kaluar në Prizren/ BOROZANI/ A. P.
Bashkimi në formë, shpreson në befasi
5 December, 2016 @9:29
Skuadra e Bashkimit që pas startit të dobët në BIBL me 4 humbje radhazi tashmë ka shënuar 2 fitore radhazi, nesër i kthehet kësaj gare.
Ekipi prizrenas ndeshet me liderin e Grupit A, Kumanovën, që së fundi ka pësuar humbjen e parë të stinorit në BIBL.
Kumanova është në vend të parë të Grupit A të BIBL me bilanc 5-1, ndërsa humbjen e kanë shënuar taze, nga Sigal Prishtina së fundi.
Në anën tjetër, Bashkimi ka kapur formë të mirë së fundi, duke shënuar dy fitore radhazi dhe po e kërkon edhe të tretën me radhë.
Në duelin e zhvilluar në “Sezai Surroi” Bashkimi ishte mposhtur nga Kumanova me 3 pikë dallim.
Para kësaj ndeshjeje, Kumanova ka bilanc 5-1 në Grupin A, ndërsa Bashkimi 2-4.