MEDIA
Bastien Toma dëshiron ta përfaqësojë Zvicrën
Teksti: koha.net
12 November, 2020 @15:18
Mesfushori Bastien Toma ka thënë se dëshiron të luajë për Zvicrën e jo për Kosovën. Këtë Toma, që luan për U-21 e Zvicrës, e ka konfirmuar për “SRF”, raporton “4-4-2.ch”.
Mesfushori i Genkut ka konfirmuar se ka pasur kontakte me seleksionuesin e Kosovës, Bernard Challandes. Por, ai e sheh të ardhmen te përfaqësuesja A e Zvicrës.
“Unë e kam diskutuar me familjen time dhe nuk ndjejë asnjë lloj presioni. Momentalisht nuk mendoj asgjë tjetër pos Zvicrës”, ka thënë Toma.
Toma është transferuar te Genku nga Sioni në fund të stinorit të kaluar.
“Unë te Genku kam ndjerë besim të madh”, ka thënë ai.
Toma është një nga disa lojtarë të zhvilluar në Zvicër për të cilët po interesohet Kosova.