BAYERN 3-0 WERDER

Foto: Twitter
Bayern tepër i fortë për Werderin e Rashicës
13 March, 2021 @17:12
Bayern Munchen ka siguruar fitorën e radhës në udhëtim tek ekipi i sulmuesit të Kosovës, Milot Rashica, me rezultat 1-3.
Bavarezët mposhtën Werderin në shtëpinë e tyre me lehtësi, pasi që në fund të pjesës së parë kishin epërsin prej dy golave, me golat e Goretzka e Gnabry, të cilët u asistuan të dy nga gjermani Thomas Muller.
Bayerni kontrolli takimin në pjesën e dytë dhe shënoi vetëm njëherë me Robert Lewandowski për të trefishuar epërsinë, ndërsa për Werderin golin e vetëm e shënoi Niclas Fuellkrug disa minuta para përfundimit të ndeshjes.
Milot Rashica pati paraqitje mjaft të mirë, por që nuk mjaftoi për të ndalur ndonjë pikë në shtëpi Werderi.