Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAMBOLL

Beşiktaş bëhet me trajner francez

Beşiktaş bëhet me trajner francez


25 March, 2022 @23:16

Pas Fenerbahçes dhe Galatasarayit, edhe ekipi tjetër i famshëm i Stambollit, Beşiktaş ka ndërruar trajnerin.

Kështu, sot ekipi bardhezi i Stambollit ka zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit, francezin Valérien Ismaël.

Ismaël ka nënshkuar kontratë 1.5 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër. Pra kontrata bazë ia garanton atij korrikun e vitit të ardhshëm, ndërsa për sezonin 2023/24 do të vendoset varësisht prej rezultateve.

Rroga vjetore e Ismaelit do të jetë 750 mijë euro, ka bërë të ditur klubi turk, ndësa 46-vjeçari ka nisur punën menjëherë, duke mbajtur seancën e parë stërvitore sot pasdite.

Ai do të debutojë në derbi ndaj Trabzonsporit, më 3 prill.

Ismaël si lojtar ka luajtur në Crystal Palace, Strasbourg, Werder Bremen, Bayern Munchen e Hannover, ndërsa për Francën ka qenë pjesë deri te U-21, duke mos arritur nivelin senior.

Sa i përket karrierës së tij si trajner, ai ka punuar që prej vitit 2011, ndërsa së fundi ka drejtuar ekipet angleze Barnsley dhe WBA.


 
Të gjitha lajmet nga