PHOENIX - RAHOVECI

Bekim Maliqi vendimtar, Phoenixi i afrohet vendit të dytë
20 March, 2022 @15:09
Me fitore e ka mbyllur duelin e sotëm ndaj Rahovecit skuadra e Phoenixit (ish-Onix).
Këtë takim skuadra nga Banja e Pejës e fitoi me rezultat 1-0.
Falë golit të shënuar nga Bekim Maliqi në minutën e 23’, Phoenixi shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi 1-0.
Më pas, plot raste për shënim prodhoi edhe pjesa e dytë, por gola më nuk pati dhe ndeshja u mbyll me fitore minimale të Phoenixit.
Kjo fitore e afron Phoenixin me vendin e dytë të Grupit A në Ligën e Parë, kurse Rahoveci për momentin është i teti në këtë grup.
Xhiron e ardhshme, Phoenixi i shkon Drenasit, kurse Rahoveci e pret Vëllaznimin.