RIKTHIM NË ZVICËR!

Foto: FCBasel/ fb
Benjamin Kololli zyrtarizohet te Baseli
27 December, 2023 @8:27
Futbollisti i Kosovës që nuk u ftua në ekipin kombëtar prej se shkoi në ligën japoneze të futbollit, tash e tutje do të mund të shpresojë që t’i kthehet mendjes së përzgjedhësit e FFK-së për të qenë së paku pjesë e listës së të ftuarve të Dardanëve. Natyrisht, kur ky i pari përzgjidhet.
Benjamin Kololli pas katër stinorëve të kaluar te Shimizu Pulse i është kthyer vendlindjes së tij, Zvicrës, ndërsa është zyrtarizuar si lojtar i ri i Baselit. Lojtari i krahut, Kololli 31 vjeç do të vesh fanellën e ekipit që është në krizë të rezultateve dhe përvoja e tij shihet si opcion për të këndellur ekipin.
Basel është i parafundit në Superligën zvicerane me 18 pikë nga 18 ndeshje! Ndërsa Kololli ka nënshkruar kontratë me ekipin e tij të ri deri në verë të vitit 2025 me mundësi vazhdimi edhe për një stinor tjetër. Me përfundimin e kontratës me Shimizun, Benji ka ardhur si lojtar i lirë te Baseli.