FUTSALL: BESA - PRISHTINA
Besa fiton derbin e javës
11 March, 2017 @21:55
Me fitoren e Besës është mbyllur takimi më interesant i xhiros X në Superligën e Futsallit në Kosovë.
Skuadra pejane e mbylli takimin me fitore të thellë 6-1. Pjesa e parë u mbyll 2-1, ndërsa pejanët zhvilluan një pjesë të dytë fenomenale, duke shënuar 4 herë dhe duke mos e pranuar as edhe një gol, për ta shënuar një fitore të rëndësishme në luftën për titull.
Me këtë fitore, Besa gjendet në vendin e dytë, me 3 pikë më pak se Feniksi lider.
TABELA AKTUALE FUTSALL SUPERLIGA