BESA - DRENASI
FOTO / Arkiv
Ish-kampionia zyrtarisht në Ligën e Dytë
7 May, 2022 @19:09
Pas barazimit 0-0 kundër Drenasit sot, Besa tashmë edhe zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e Ligës Parë në stinorin e ardhshëm.
Barazimi, skuadrës pejane nuk i konvenoi aspak dhe një xhiro para përfundimit të stinorit në Ligën e Parë, nuk ka shpresa për mbijetesë.
Drenasi me këtë barazim e shpëtoi stinorin dhe me 29 pikë gjendet në pozitën e parafundit, kurse Besa me 26 pikë gjendet në fund të tabelës.
Për shkak të rezultatit më të mirë në duelet e ndërsjella këtë stinor, Drenasi i Leotrim Krasniqit mbetet në elitë, ndërsa Besa e Fisnik Papuqit bie në rangun e tretë të garave të futbollit kosovar.
Në xhiron e 27, Drenasi e pret kampionin Trepça’89, kurse Besa përballet me Trepçën.
Kujtojmë se Besa ka qenë 3 herë kampione në Superligë, tani do të luftojë në Ligën e Dytë.