COACH: IBRAHIM KARABEG
Besuam te titulli
30 July, 2018 @12:50
Trajneri i përfaqësues së Kosovës U18, Ibrahim Karabeg, pas titullit historik të fituar dje kundër Qipros në finale, ka thënë për KTV-në, se në këtë sukses kanë besuar që nga fillimi.
“Prej fillimit kur ja kemi nis përgatitjet, kemi besu shumë që do të bëhemi kampion, edhe unë si trajner i kam premtuar federatës dhe të gjithëve që do të bëhemi kampion, por në rend të parë i uroj shumë dhe i përgëzoj lojtarët e mi”.
Kosova U18, duke e mposhtur Qipron U18 në finale të Kampionatit Evropian të Divizionit C, u shpall kampione e dhe është ngritur në Divizionin B.