DEBUTUESI
BIBL inspekton Vllazninë
18 June, 2014 @11:39
Skuadra e re e pranuar në Balkan League, Vllaznia e Shkodrës, javën tjetër do të inspektohet nga drejtuesit e ligës ballkanike.
Kamen Toshev dhe Borislav Peltekov, dy drejtuesit e lartë të Balkan League do të vizitojnë qytetin e Shkodrës për tu takuar me menaxhmentin e ekipit kampion të Shqipërisë, Vllazninë.
Hoteli, palestra dhe çdo gjë tjetër që është e rëndësishme për akomodimin e ekipeve mysafire si dhe stërvitjet e ekipive do të kontrollohen nga afër ashtu që ipet leja përfundimtare për skuadrën e udhëhequr nga Bledar Gjeçaj.
Vllaznia dhe Federata Shqiptare e Basketbollit janë pranuar muajin e kaluar në ligën ballkanike, derisa pritet të shihet se si do të kalojë viti i parë i kampionit shqiptar në BIBL.