LEBRON JAMES
Nuk jam i kënaqur nga Wade e Bosh
16 June, 2014 @15:34
Super ylli i Miami Heatit, LeBron James, krahas ndeshjes së humbur, humbi edhe kampionllëkun ndaj San Antonio Spurs - por ishte më i miri në skuadrën e trajnerit Erik Spoelstra.
King James, dje luajti me 31 pikë, 10 kërcime e 5 asistime, por ishin të pamjaftueshëm për skuadrën e tij.
Ai pas ndeshjes kritikoi bashkëlojtarët e tij, Dwyane Wade dhe Chris Bosh:
“Në katër vitet e fundit, arritëm të luajmë serinë e finales së madhe, kjo është një vazhdimësi tepër e mirë, gjatë kësaj periudhe, u bëmë kampion dy vite rresht, dëshiruam që në të gjitha të bëhemi kampion, por edhe humbja është e natyrshme tek sporti.
Por, në ndeshjen e fundit, përveç performancës time, nuk jam i kënaqur nga basketbolli të cilin e luajtën Dwyane Wade dhe Chris Bosh. Dëshirova që të bëhem më agresiv, u mundova të shënojë pikë, për ta ringjallur skuadrën, dëshirova që të besojnë të gjithë se do ta arrijmë suksesin, por nuk e arrita qëllimin.
San Antonio luajti më mirë se ne, basketbolli është një sport ekipor, individualisht nuk mund të fitoni asgjë, këtë më së miri e tregoi Spursi, me bastkebollin që luajti gjatë tërë stinorit”.
San Antonio Spurs u shpall kampion i NBA-së për këtë stinor duke e mposhtur në serinë finale kampionin e deritashëm, Miami Heat, me rezultat 4-1 në përballjet mes vete.