SHAY SHTRIKS

BOROZANI/ Erdis Driza
BIBL nuk është platformë për propagandë politike!
17 October, 2014 @17:15
Ndeshja e Ligës Ballkanike ndërmjet Pejës dhe Kumanovës, që u zhvillua të mërkurën në palestrën Karagaçi, ka shkaktuar reagime nga ana e mediave maqedonase, për shkak se në tribunën e tifozëve verdhezi u hap flamuri sikurse ai i cili fluturoi mbi Beograd gjatë ndeshjes Serbi - Shqipëri me mbishkrimin “Autochthonous”.
I heshtur për këtë rast nuk ka mbetur as drejtori sportiv i BIBL, Shay Shtriks, i cili ka shprehur reagimin e tij nëpërmjet faqes zyrtare të Ligës Ballkanike.
“Sipas raportit zyrtar nga komisioneri i ndeshjes, së pari dua t’i përmendi faktet nga ndeshja ndërmjet Pejës dhe Kumanovës.
1. Rreth 30 minuta dhe pastaj 2 minuta para fillimit të ndeshjes, një grup i shikuesve e hapën në palestër flamurin e njëjtë sikurse ai që u shfaq në ndeshjen e futbollit Serbi - Shqipëri para disa ditësh duke ekspozuar të ashtuquajturin “Shqipërinë e Madhe”. Komisioneri e ka parë këtë dhe ka insistuar që flamuri duhet të hiqet menjëherë ose ndeshja nuk do të fillojë pa paralajmërim që nëse flamuri do të hapet përsëri gjatë ndeshjes, palestra do të duhej të zbrazet dhe ndeshja do të vazhdojë deri në fund pa praninë e shikuesve. Flamuri u hoq menjëherë me intervenimin e presidentit të klubit të Pejës.
Më pas, nuk ka pasur asnjë rast apo provokim të tillë gjatë ndeshjes, si dhe pas përfundimit të saj. Policia lokale e ka shoqëruar ekipin mysafir gjatë gjithë kohës, derisa ata kanë qëndruar në Pejë.
2. Para dhe pas ndeshjes, unë personalisht kam folur me komisionerin, dhe me përgjegjësit e klubeve për të konfirmuar se gjithçka ka kaluar mirë dhe në mënyrë korrekte.
3. Ekipi mysafir, KK Kumanovo, ka uruar dhe falënderuar drejtuesit e Ligës dhe klubin e Pejës për organizim dhe mikpritje të mirë, si dhe për atmosferën e shkëlqyer të ndeshjes.
Duke pasur parasysh të gjitha pikat e lartpërmendura, deklaroj se BIBL është një ligë basketbolli, por jo një platformë për propaganda politike.
Drejtuesit e ligës nuk do të pranojnë dhe nuk do të tolerojnë asnjë tentim që do të përdorej për mesazhe nacionaliste apo politike në ndeshjet e basketbollit.
Prandaj, Peja do të sanksionohet për këtë incident.
Për më tepër, në të ardhmen, çdo klub apo tifozë të tyre, të cilët do ta tentojnë ta shfrytëzojnë Ligën BIBL për propaganda raciste, nacionaliste, fetare, politike etj., këta klube do të dënohen rëndë apo edhe do të përjashtohen automatikisht nga Liga.”
Shiko rezultatet dhe tabelat aktuale të Ligës Ballkanike.