Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 10 PLAYERS

Mazreku, lojtari i javës në BIBL

BOROZANI/Erdis Driza

Mazreku, lojtari i javës në BIBL


17 October, 2014 @16:05

Blerim Mazreku me performancën e tij ndaj Vllaznisë së Shkodrës është bërë lojtari i javës në BIBL. 

Qendra suharekase që djersit për stinorin e dytë me radhë fanellën e Sigal Prishtinës ka shënuar dyshifror të dyfishtë prej 21 pikëve dhe 11 kërcimeve në fitoren e prishtinasve 85-59, me ç‘rast ka marrë vendin e parë sipas sistemit të llogaritjes së Eurobasket.com. 

Në renditje pas tij kanë ardhur Aleksandar Kostoski i Kumanovës, që ishte shkëlqyeshëm në humbjen e ekipit të tij ndaj Pejës dhe në vendin e tretë Drasko Albijancic i Kozuvit. 

Nga ekipet kosovare lojtarët tjerë që kanë hyrë në TOP 10 janë: Samir Shaptahovic në vendin e gjashtë, Edmond Azemi në vendin e shtatë dhe Hrvoje Puljko në vend të nëntë. 



TOP 10 performancat e javës në Balkan League:

1 Blerim Mazreku Sigal Prishtina
2 Aleksandar Kostoski Kumanovo
3 Drasko Albijanic Kozuv
4 Vukasin Mandic Kumanovo
5 Marko Popovic Mornar
6 Samir Shaptahovic Peja
7 Edmond Azemi Sigal Prishtina
8 Glenn Bryant Mornar
9 Hrvoje Puljko Peja
10 Ian Chiles Rilski

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League