Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHIROJA E PARË

Karagaçi, kampion i shikueshmërisë

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Karagaçi, kampion i shikueshmërisë


16 October, 2014 @15:29

Karagaçi i Pejës me 2 mijë e 500 tifozë brenda saj, është kampion i xhiros së parë të ligës ballkanike sa i përket shikueshmërisë në ndeshjet hapëse të Grupit A dhe atij B të stinorit të ri të BIBL. 

Në raportin e botuar nga faqja zyrtare e ligës ballkanike sot, shkruan se në Karagaç kanë qenë të pranishëm 2 mijë e 500 persona që kanë shikuar ndeshjen Peja-Kumanovo, që ka qenë edhe ndeshja më interesante e xhiros së parë, pasi që shkoi në vazhdime dhe fituesi u përcaktua në sekondat e fundit të takimit. 

Në total, nga katër ndeshjet e zhvilluara, BIBL raporton për 7 mijë e 500 shikues ku përveç Pejës, 2 mijë janë mbledhur në Gjevgjeli të Maqedonisë për të parë Kozuvin me Mornarin e Tivarit, derisa nga 1 mijë e 500 sosh në ndeshjen Sigal Prishtina - Vllaznia dhe Rilski Sportist - Sutjeska

TABELA AKTUALE PAS XHIROS SË PARË DHE NDESHJET E RADHËS


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League