Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREZENTIMI

BIBL prezenton rrugëtimin e Mornarit

KK Mornar/ Foto: balkanleague.net

BIBL prezenton rrugëtimin e Mornarit


Marrë nga: balkanleague.net

4 April, 2016 @23:36

Mëposhtë, keni artikullin e shkruar nga faqja zyrtare e BIBL dhe si i sheh ajo arritjen e Mornarit në finale të BIBL këtë stinor.

“Mornari do të luaj finalen e parë dhe historike të BIBL. Ekipi është për herë të gjashtë duke marrë pjesë në BIBL dhe për herë të parë do të luftojë për trofe.

Këtë herë, Mornar ka merituar finalen. Ekipi nga Tivari ka luajtur vazhdueshëm mirë gjatë gjithë stinorit dhe ka shënuar 10 fitore në 14 ndeshje të zhvilluara.

Mornari i ka dhënë mundësi shumë lojtarëve vendorë dhe shtesa e Lamont Jonesit dhe Robert Sampsonit në mes të stinorit është treguar si akt i qëlluar.

Njëra ndër ndeshjet më me rëndësi të Mornarit në moment të duhur ka qenë fitorja ndaj Sigal Prishtinës në fazën e parë 72-62, që u ka siguruar vendin e parë në Grupin A.

Pastaj, në fazën e dytë Mornar është dashur që t’i fitojë tre ndeshjet e fundit për t’u kualifikuar dhe ashtu ka bërë duke e kryer me Teodon 93-67 në raundin e fundit.

Pastaj erdhi gjysmëfinalja kur Mornari u mposht nga Kozuvi në ndeshjen e parë, por në ndeshjen e kthimit siguroi finalen me fitore të thellë 81-56.

Lamont Jones është treguar lojtar kryesor prej se erdhi aty, duke shënuar 22 pikë, 3.5 asistime dhe 2.4 kërcime në 8 ndeshjet e zhvilluara. Balsa Radunovic ka pasur gjithashtu stinor të mirë me 13.9 pikë për ndeshje, 7.9 kërcime - pa munguar në asnjë ndeshje. Kurse Robert Sampson ka pasur rolin e tij me 9.8 pikë e 8.9 kërcime për ndeshje.

Përgjithësisht, Mornar është duke luajtur me mbrojtje të fortë ndërsa trajneri Djordje Pavicevic do të llogarit pikërisht te mbrojtja në finale. Gjithashtu, malazezët janë ekipi i tretë më i mirë sa i përket pikëve të shënuara, pas Sigal Prishtinës dhe Pejës këtë stinor. Kjo tregon që ka një përzierje të mirë të mbrojtjes dhe sulmit dhe pyetja e vetme mbetet a do të kalojë kjo në finale.

Kurse, pas gjashtë stinorëve në ligën ballkanike, Mornari së fundi do ta ketë rastin ta fitojë atë. Do të jetë punë e vështirë kjo, por derisa lojtarët besojnë, gjithçka është e mundshme.”

Mornar do të ndeshet me kampionin aktual të ligës ballkanike, Sigal Prishtinën, në finale.

Sigal Prishtina është nikoqire në ndeshjen e parë, ndërsa udhëton në Tivar për ndeshjen ku përcaktohet fituesi i trofeut.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League