BILANC POZITIV

Foto: nba.com
Butler dirigjon fitoren e Chicagos
4 April, 2016 @9:59
Jimmy Butler ka shkëlqyer në Bradley Center të Milwaukeet sot për t’i sjellë ekipit të tij Chicago Bulls fitore si mysafir ndaj Milwaukee Bucksit.
Butler ka qenë në fushë për 38 minuta ndërsa ka shënuar 25 pikë, 8 asistime dhe 5 kërcime në fitoren 98-102 të ‘demave’.
Ndihmë të madhe ekipit i ka sjellë edhe Nikola Mirotic nga banka rezervë, që ka shënuar 19 pikë e 6 kërcime.
Te Bucks, Giannis Antetokounmpo, me 34 pikë e 9 asistime ka qenë më i dalluari. Ndërsa as double-double i Jabare Parkerit me 24 pikë e 11 kërcime nuk ka arritur t’i ndihmojë vendasve në këtë përballje.
Me këtë fitore, Chicago Bulls, ka përmirësuar bilancin e përgjithshëm për të dalë pozitiviteti në pah me 39-38, ndërsa Bucks tash kanë bilanc 32-45.