VUSHTRRIA APO KASTRIOTI?!

BOROZANI/Arkiv
Derbi vendos gjysmëfinalistët e Play-Offit
4 April, 2016 @10:31
Derisa KB Rahoveci dhe KB Drita kanë siguruar vendin e parë dhe të dytë, përkatësisht, në stinorin e rregullt disa xhiro pa përfunduar ai, lufta për vendin e tretë do të përcaktohet në duelin e fundit të xhiros së fundit.
Kosova e Vushtrrisë pret në “Jeton Tërstena” skuadrën e AS Kastriotit nga Obiliqi për të përcaktuar se cila do të përfundojë në pozitën e tretë në Ligë të Parë, pasi që kanë pikë të njejta, një xhiro para fundit të stinorit.
AS Kastrioti kishte mposhtur ngushtë në përballjen e pjesës së parë të stinorit Kosovën e Vushtrrisë, kur triumfoi me 79-77.
Pjesëmarrësit e PlayOffit në Ligë të Parë tashmë dihen, por ka mbetur vetëm edhe të përcaktohen duelet, mëson Borozani.com nga FBK.
Rahoveci do të luaj në gjysmëfinale ndaj vendit të katërt, kurse Drita ndaj vendit të tretë.
Fituesit e këtyre gjysmëfinaleve do të luajnë finalen e Play-Offit, ku fituesi siguron Superligën, ndërsa finalisti do të duhet të luaj Play-Off me ekipin e parafundit nga Superliga.