NGA KOSOVA NË RUMANI

Blerim Krasniqi “ikën” drejt Rumanisë
18 August, 2022 @17:59
Sulmuesi i deritashëm i Gjilanit, Blerim Krasniqi, është bërë anëtar i ri i ekipit rumun, CS Mioveni.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Gjilani, pasi që ka bërë të ditur se ka mbyllë marrëveshjen me lojtarin në fjalë, derisa 26-vjeçari është transferuar në elitë të futbollit rumun.
Gjilani ka falenderuar Krasniqin për kontributin e dhënë me ekipin, ndërsa i kanë uruar edhe suksese në aventurën e tij të re.
“26 vjeçari është transferuar në elitën e futbollit rumun te ekipi CS Mioveni. Detajet e marrëveshjes janë konfidenciale dhe nuk janë për publikun. Të gjithë në SC Gjilani e falenderojnë Krasniqin për kontributin e dhënë me fanellën kuq & bardh dhe i urojnë shumë suksese në karrierën e tij sportive,” ka shkruar SC Gjilani në njoftim.
Kujtojmë, Gjilani këtë stinor po drejtohet nga trajneri shkupjan, tri-herë kampion i Kosovës, Zekirija Ramadani.
Blerim Krasniqi ndërkaq, në stinorin e kaluar ka qenë golashënuesi i dytë më i mirë i Gjilanit, me nëntë gola të shënuara! Kujtojmë, golashënuesi më i mirë i Gjilanit në stinorin e kaluar ka qenë Gerhard Progni me 23 gola. Ai shkoi te KF Llapi.