BRENNER FERREIRA MORAES

Braziliani prej Prizreni transferohet në Gjakovë
24 January, 2022 @22:34
Futbollisti brazilian që pjesën e parë të stinorit e kaloi në Prizren te ekipi A&N, Brenner Ferreira Moraes, është bërë pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës.
Sot gjatë ditës ekipi kuqezi nga Gjakova ka bërë të ditur që ka arritur marrëveshje me anësorin e djathtë Brenner Ferreira Moraes, ndërsa ai deri në fund të stinorit do të mbrojë ngjyrat e ekipit gjakovar.
Futbollisti 25-vjeç do të punojë nën urdhërat e Genc Tamnikut te Vëllaznimi, me të cilin kishte punuar gjatë vjeshtës te A&N.
Vëllaznimi pas një sezoni vjeshtor me luhatje, tenton që të përmirësojë gjithçka në pranverë.