RAMIZ SADIKU 2-1 KIKA

Brenda 25 minutave të gjitha golat, R Sadiku ngritet me fitore
12 March, 2022 @16:14
Një fitore të rëndësishme ka shënuar Ramiz Sadiku sot, pasi që ka fituar ndeshjen ndaj Kikës 2-1 [Armend Misini 19, Granit Musa 21 - Rinor Isufi 25]
Të gjitha golat e ndeshjes kanë ardhur në 25 minutat e para të ndeshjes, ndërsa më pas rrjetat mbetën pa u prekur, derisa prishtinasit me këtë fitore janë ngritur në pozitë të tretë të renditjes tabelare të Ligës së Parë Grupi B.
Ramiz Sadiku përndryshe pas fillimit të pjesës pranverore me dy humbje, tashmë duket se ka neutralizuar ato, duke shënuar të dytën fitore me radhë në ligë.
Në anën tjetër Kika ka regjistruar humbjen e dytë me radhë.