Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

POLONIA

Brown i Trepçës, shkëlqen në debutim

Brown i Trepçës, shkëlqen në debutim


1 December, 2014 @13:04

Ish basketbollisti i Trepçës, Ken Brown, që u largua nga ekipi mitrovicas javën e kaluar, ka shkëlqyer në debutimin e tij në Poloni me ekipin e tij të ri, Dabrowa. 

Më i miri i ndeshjes

Ai ka qenë basketbollisti më i mirë i takimit, përkundër se ekipi i tij u mposht nga PGE Turow, që bën pjesë në elitën e basketbollit europian, Euroleague. 

Brown, ka shënuar 26 pikë dhe ka arritur që të regjistrojë 3 asistime e 2 kërcime në humbjen 86-92 të ekipit të tij. 

Ai ka qenë basketbollisti më i mirë i Trepçës derisa ishte pjesë e saj që nga fillimi i stinorit. 


 
Të gjitha lajmet nga