Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLLANA ME KONTRATË AFATGJATE

Bujar Pllana lë Prishtinën, kalon në elitën kroate

Bujar Pllana, duke nënshkruar me NK Slaven Belupo/ Foto: NK Slaven

Bujar Pllana lë Prishtinën, kalon në elitën kroate


26 June, 2023 @17:01

Mbrojtësi i deritashëm i Prishtinës, Bujar Pllana është bërë anëtar i ri i ekipit kroat, Slaven Belupo. Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin elit kroat, ndërsa është shprehur të jetë i lumtur me arritjen e marrëveshjes me Slavenin.

“Jam shumë i lumtur që arrita marrëveshje me Slavenin. Shokët e mi Hoxha dhe Manaj më kanë thënë shumë gjëra të mira për ekipin dhe vendimi për mua nuk ka qenë i vështirë. Për mua, kalimi në kampionatin kroat është hap përpara në karrierë dhe mezi pres debutimin me ekipin,” ka thënë ndër të tjera mbrojtësi 22-vjeç për faqen zyrtare të NK Slavenit. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga