Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Burim Zekiqi - risi te Vëllaznimi

Fotot: KBTrepça/fb

Burim Zekiqi - risi te Vëllaznimi


23 July, 2022 @12:05

Pas njoftimit për trajnerin dhe ndihmës-trajnerin për edicionin 2022/23 KB Vëllaznimi ka prezantuar lojtarët që kanë vazhduar marrëveshjen me ekipin, ku ndër ta janë Rron Dahsyla dhe Atik Koshi.

Por, ekipi gjakovar nuk është ndalë me kaq dhe duke shikuar përballjet e kaluara në Ligë të Parë kanë zyrtarizuar edhe ardhjen e Arbër Sinanit, që luan në pozitën tre.

Burim Zekiqi

Sinani 201-centimetra i gjatë ka luajtur për Prishtinën e Re në stinorin e kaluar.

Në anën tjetër, kanë prezantuar ditë më parë edhe mitrovicasin që fitoi Kupën e Kosovës me Trepçën në edicionin e kaluar Burim Zekiqi.

Burim Zekiqi

Zekiqi 200-centimetra i gjatë është lojtari i pozitave 3-4, ndërsa përgjithësisht ka qenë pjesë e KB Trepçës.

Në sezonin e fundit në Superligë 2021/22 Burimi ka pasur mesatarisht nga 10-minuta për ndeshje me mitrovicasit.

Si lojtar me 24-ndeshje të zhvilluara në stinor në Superligë, 25-vjeçari ka pasur mesatare prej 2.9 pikësh për ndeshje, 0.7 asistime dhe 1.4 kërcime për ndeshje. Për dy pikë, ai ka pasur saktësi prej 53.3% ndërsa për tri pikë 25.9% saktësi.

Burim Zekiqi

Një kohë (2015/16), bashkë me vëllaun e tij Samirin, ka qenë pjesë edhe e KB Pejës.

Në shkrimin njoftues për Burimin, KB Vëllaznimi ka treguar se pret shumë nga ai.

“Burimi pjesën më të madhe të karreirës e kaloi te KB Trepça, por një kohë ishte edhe pjesë e KB Peja. Armë të fortë ka gjuajtjen për tri pikë dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe për ekipin,” — ka shkruar KB Vëllaznimi në rrjete sociale, duke bërë të ditur pritjet nga mitrovicasi.

Vëllaznimi është rikthyer ekspres në Superligë, pasi që në stinorin 2020/21 ra nga elita. Në Ligë të Parë, fitoi gjithçka u bë kampion i stinorit 2021/22 aty, duke siguruar edhe pjesëmarrjen për Superligë 2022/23.


 
Të gjitha lajmet nga