Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA U21

Bushi publikon listën e Shqipërisë U21

Bushi publikon listën e Shqipërisë U21


20 March, 2021 @15:39

Përzgjedhësi i Shqipërisë U21, Alban Bushi, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për grumbullimin e muajit mars.

Në konferencën për shtyp të organizuar sot ku u bë prezentimi i listës, Bushi bëri të ditur se një pjesë e lojtarëve e kanë pasur të pamundur të jenë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të pandemisë.

Grumbullimi i Shqipërisë do të fillojë më 22 mars dhe do të zgjas deri më 31 mars, ndërsa gjatë kësaj kohe do të zhvillohen dy ndeshje miqësore, ku njëra prej tyre tashmë është konfirmuar që do të zhvillohet kundër skuadrës së Tiranës.

Në listën e Bushit janë ftuar edhe dy kosovarët, Altin Bytyçi dhe Hajdin Salihu, të cilët do të grumbullohen për herë të parë me shpresat kuqezi.


 
Të gjitha lajmet nga