Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTERVISTA

Cabadak: Final Four në Balkan Ligë

Cabadak: Final Four në Balkan Ligë


Intervistoi: Mehmet Ali Yemisçigil, për faqen medyakulubu.com. Përktheu: Lis Dorambari

8 August, 2013 @13:19

Trajneri i ri i Sigal Prishtinës, Ceyhun Cabadak, ka bërë një intervistë të gjërë për mediat turke, duke folur nga karriera e tij e deritashme, e deri tek skuadra bardhekaltër nga kryeqyteti, që do të jetë një përvojë e re për të. Borozani.com në vijim ju sjell intervistën në shqip të trajnerit 29 vjeçar nga Turqia.

- A mund ta përshkruani pak veten?

- Me basketbollin jam njoftuar për herë të parë në vitin 1993 te skuadra e Tuborg-ut. Në Tuborg kam luajtur deri në vitin 2001 nëpër gjeneratat e reja. Më pas bëra një vendim kritikë dhe vendosa të mirrem me profesionin e trajnerit, pasi që besoja se nuk kisha një të ardhme të ndritur si lojtar. Në periudhën mes viteve 2001-2007 kam pasur detyra të ndryshme nga kategoritë e reja, e deri tek ekipi i parë në skuadrën e Tuborg-ut. Në vitin 2007, pasi u shua ky klub, u transferova në Pınar Karsıyaka, duke u bërë ndihmëstrajner i Ahmet Kandemirit. Në të njëjtën kohë kryeja edhe detyrën e trajnerit në përfaqësuesen e të rinjëve të Turqisë. Në vitet 2009-2012 kur Karsıyaka e kishte kohën më stabile nën udhëheqjen e trajnerit Hakan Demir, isha vetëm ndihmëstrajner i përfaqësueses, duke punuar në të njëjtën kohë edhe me përfaqësueset e të rinjëve. Në vitin 2008, me përfaqësusen e fituam vendin e tretë në kampionatin europian, me ekipin në të cilin ishte edhe Enes Kanter (tashmë lojtar i Utah Jazz në NBA).

- Si e vlerësoni vitin pasi u larguat nga Karsıyaka?

- Pas Karşıyakas mendoja se duhet të punoja diku jashtë vendit për ta zhvilluar më shumë veten dhe me ofertën e marrë nga Alexander Dzikic (përzgjedhës i përfaqësueses U20 të Serbisë) i’u bashkova përfaqësueses U20 të të Serbisë. Bashkëpunimi im me Dzikicin, për të cilin kam respekt dhe besim të madh në njohuritë e tij për basketbollin, ishte një përvojë e madhe për mua. Më pas i refuzova ofertat e skuadrave Olin Edirne dhe Mersin B.B. për shkak të obligimeve ushtarake që i kisha, me ç‘rast stinori 2012-13 në aspektin e basketbollit kaloi ‘thatë’ për mua.

- A është duke krijuar presion tek ju fakti që do të jeni kryetrajner në një skuadër jashtë vendit, duke pasur parasysh moshën e re që e keni?

- Përkundër presionit, unë ndjehem shumë i qetë dhe këtë e shoh si një rast të madh për mua. Megjithëse do të punojë si pasardhës i një trajneri shumë të mirë (Ahmet Kandemir), duke pasur parasysh kushtet në klub dhe skuadrat tjera në Ligën Ballkanike, mendoj se do të kalojmë një stinor të suksesshëm. Sigurisht që ekzistojnë vështirësitë për shkak se jam larg vendlindjes, por posaçërisht me përvojën time të deritashme në Eurochallenge dhe Eurocup me Karsıyakan, besoj se do ta tejkalojë presionin.

- Para jush në Kosovë kanë punuar edhe tre trajnerë të tjerë turk. A mund të vlerësojmë juve si selef i këtyre trajnerëve?

- Në konsultimet që kam pasur me trajnerët që kanë punuar më herët në Kosovë, Ekrem Memnun dhe Ahmet Kandemir, kam vërejtur se ka ndryshme të shumta në shtet. Periudha e Memnunit me atë të Kandemirit ka dallime të mëdha. Ky i fundit është njëri prej faktorëve kryesorë të kalimit tim në Kosovë, pasi më tregoi në mënyrë të qartë zhvillimet e fundit në vend. Pjesëmarrja për herë të parë në histori të Sigal Prishtinës në garat europiane (Liga Ballkanike) padyshim që ishte faktori kryesor që e pranova këtë detyrë.

- Në karrierën tuaj keni punuar me shumë trajnerë, si lojtar, ashtu edhe si ndihmës i tyre. A mund të përmendet ndonjëri prej tyre që e pëlqeni më shumë stilin e lojës dhe mund të thuani se ‘ky është stili i lojës’ për ju?

- Sigurisht. Kjo pyetje vlenë për një periudhë 20 vjeçare dhe duke e munduar të marrë nga secili anët pozitive, njeriu me siguri që e krijon një model për vete. Edhe unë e kam një stil të lojës për të cilin besoj, por mendoj se këtë stil duhet ta përcaktojë duke pasur parasysh lojtarët që i kam në dispozicion. Lojtarët e huaj i njoh nga afër, por për vendorët kam nevojë për pak kohë që t’i njoh ata dhe më pastaj çdo gjë do të hyjë në rend.

- Cilët janë synimet tuaja në Kosovë?

- Së pari është një titull i kampionit, i cili është humbur pas 8 vjetësh. Mendoj se këtë duhet ta rikthejmë me çdo kusht. Kupën e Kosovës në stinorin e kaluar e ka fituar Ahmet Kandemiri dhe tani ne duhet ta përsërisim këtë. Dhe sigurisht Liga Ballkanike, e cila ishte faktori kryesor që jam në Kosovë. Mirëpo pasi që në këtë garë do të paraqitemi për herë të parë, mendoj se këtu duhet të shkojmë hap pas hapi. Duke e kaluar fazën e parë, mendoj se duhet të kualifikohemi në TOP 6-she. Mendimi im personal për këtë garë është se do të luajmë në final four.

- Për fund, ndoshta një pyetje e hershme, por a mendoni se në të ardhmen mund t’ju shohim në ndonjë skuadër turke?

- Shpresoj se do të shohim, por me siguri që për këtë duhet të plotësohen disa kushte. Liga turke mendoj se është më e forta në Europë, pas asaj të Spanjës dhe të Greqisë, ndërsa financiarisht ndoshta edhe në nivel të njëjtë me Ligën e Spanjës. Mirëpo mendoj se buxheti i klubeve nuk është duke u shfrytëzuar në mënyrë efikase dhe lojtarëve turk nuk po i jipet rëndësia e duhur. Me siguri që në planet e mija është që në të ardhmen ta drejtojë një skuadër turke, e cila garon në kupat europiane.


SPEKTAKLI

NBA fillon më 29 tetor

NBA

NBA fillon më 29 tetor

07/08/13 @ 14:47

SUPERTALENTI

Kenan Spahi kërkohet nga Efesi

Euroleague/International

Kenan Spahi kërkohet nga Efesi

07/08/13 @ 13:24

BIBL

Peja pranohet në Balkan League

FBK Superliga/International

Peja pranohet në Balkan League

06/08/13 @ 19:54

KOBE BRYANT

Rikthehet më shpejtë

NBA

Rikthehet më shpejtë

06/08/13 @ 13:06

21

Teleboys i ri, Ujkan Karanezi

FBK Superliga/Transfere

Teleboys i ri, Ujkan Karanezi

06/08/13 @ 11:12

FITORJA E TRETË NË TRE NDESHJET E PARA

Peja mposht edhe njëherë Lovçenin, ngritet mbi Prishtinën në BIBL!

FBK Superliga/Balkan League

Peja mposht edhe njëherë Lovçenin, ngritet mbi Prishtinën në BIBL!

31/01/24 @ 22:33

SHKON EDHE JONUZI!

Liria shkarkon trajnerin e posa emëruar

FFK Superliga/Transfere

Liria shkarkon trajnerin e posa emëruar

31/01/24 @ 15:01

KUQEZINJTË E JAKOVËS ME PËRFORCIM

Craig Osaikhwuwuomwam - alo qendra e re e Vëllaznimit

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Craig Osaikhwuwuomwam - alo qendra e re e Vëllaznimit

31/01/24 @ 13:56

ALO ME PËRVOJË PËR "PLISAT"

Donte Clark i bashkohet Prishtinës - detajet, statistikat dhe video

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Donte Clark i bashkohet Prishtinës - detajet, statistikat dhe video

31/01/24 @ 11:45

MINATORËT PËRFORCOHEN!

Brandon Edwards - aloqendër e re te Trepça

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Brandon Edwards - aloqendër e re te Trepça

31/01/24 @ 11:13

KAMPIONI PËRFORCOHET!

4 përforcime te Ballkani brenda 24 orëve

FFK Superliga/Transfere

4 përforcime te Ballkani brenda 24 orëve

30/01/24 @ 20:57

FITORE E LIPJANASVE

Ulpiana fiton miqësoren bindshëm ndaj Trepçës

FFK Liga e parë

Ulpiana fiton miqësoren bindshëm ndaj Trepçës

30/01/24 @ 19:44

TRIUMF I RADHËS

Peja vazhdon me fitore në BIBL

FBK Superliga/Balkan League

Peja vazhdon me fitore në BIBL

30/01/24 @ 19:20

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (19)

FBK Superliga

TOP 5-shja e javës në Superligë (19)

29/01/24 @ 22:24

INTERVISTË

“Shpresojmë të jemi Maroku i Kampionatit Evropian!”

Evropiani/Shqipëria/Intervista

“Shpresojmë të jemi Maroku i Kampionatit Evropian!”

29/01/24 @ 16:05


 
Të gjitha lajmet nga