CSKA - PANATHINAIKOS
Calathes në sekondën e fundit, për triumf në Moskë
15 March, 2019 @20:10
Kur kishin mbetur edhe 9 sekonda lojë, Will Clyburn i CSKA-së shënoi një gjuajte të lirë nga dy dhe e bëri rezultatin 77-75.
Mirëpo fjalën e fundit në sekondën e fundit e tha Nick Calathes, që shënoi për tre pikë dhe Panathinaikos kapi fitoren e madhe në Moskë 77-78.
Kjo ishte fitorja e 13 e stinorit për Panathinaikosin, ndërsa fitorja në një ambient të vështirë si ajo e CSKA-së, e bën edhe më të rëndësishëm këtë.
Loja e mrekullueshme e Sergio Rodriguezit sonte shkoi huq. Spanjolli shënoi 23 pikë për moskovitët me bilanc 5/8 për tre pikë, ndërsa dha edhe 2 asistime e 2 kërcime në lojë.
Në anën tjetër te Panathinaikos i drejtuar nga Rick Pitino 4 lojtarë shënuan pikë dyshifrore ku Deshaun Thomas dha 12, ndërsa nga 11 shënuan Nick Calathes e James Gist.
CSKA-ja pas kësaj humbjeje rrezikon vendin e dytë të klasifikimit 20-6, ndërsa Panathinaikos ka treguar se nuk ka thënë fjalën e fundit për mundësi kualifikimi në PlayOff të Euroleague.