GOLI I RADHËS
Celina maestral, sjell fitoren
8 November, 2015 @20:05
Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës, Bersant Celina, është bërë përsëri njeriu kryesor i skuadrës së U21 të Manchester Cityt sot.
Përkundër tentimeve të shumta, asnjëri nuk kishte arritur të shënojë në portën e Norwich City, derisa Celina morri përgjegjësinë për të shutuar një gjuajtje të lirë - që maestralisht e çoi në portë për të fituar ndeshjen dhe pikët e reja për ekipin e tij.
Edhe faqja zyrtare e Manchester Cityt ka lëvduar kosovarin.
“City i mbetet borxhli magjisë së Celinës, për fitoren e radhës.”
“Në një ndeshje për t’u harruar për Cityn, kosovari i ka shtuar portfolios së tij edhe një gjuatje të lirë maestrale për të çuar ekipin e Patrick Vieiras në fitoren e merituar,” është thënë aty.
Bersanti, të njejtën gjë ia kishte bërë edhe bashkëmoshatarëve të Chelseat ditë më parë.