Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS TAKIMIT

Challandes, gjithmonë pranë Kosovës

Challandes, gjithmonë pranë Kosovës


31 March, 2022 @10:45

Ish përzgjedhësi i reprezentacionit të Kosovëës, Bernard Challandes, ka qenë i pranishëm në përballjen e fundit miqësore që Kosova e zhvilloi ndaj Zvicrës në Cyrih.

Challandes 70-vjeçar ka shikuar ndeshjen në Letzigrund Arena, ndërsa Kosova kishte avantazhin në ndeshje, që në fund përfundoi me barazim 1-1 ndaj helvetëve.

Në anën tjetër, FFK ka bërë të ditur se ai ka qëndruar aty me ftesën e bërë nga Federata e Futbollit të Kosovës, ndërsa pas takimit me kreun e FFK-së Agim Ademi, Challandes ka thënë se ai gjithmonë do të jetë pranë Kosovës dhe do të jetë në shërbim të FFK-së sa herë i nevojitet Federatës.

Bernard Challandes kishte ardhur në krye të Kosovës në mars të vitit 2018 dhe ka qenë shumë afër të bëj befasinë më të madhe në Evropë, duke e dërguar Kosovën në EUR0 2020.

Ai ka qenë motivues i jashtëzakonshëm i lojtarëve, ndërsa pas eliminimit nga PlayOffi i EUROs, gjatë marsit të vitit 2020 filluan rezultatet jo të mira për Kosovën, që çuan në ndarje të zviceranit me FFK-në në tetor të vitit 2021.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova