CHELSEA - LEEDS

Foto: Premier League
Chelsea ‘djersitet’ ndaj Leedsit, mban hapin me kundërshtarët
11 December, 2021 @18:10
Me shumë mund dhe falë një penalltie të vonshme e ka fituar sot Chelsea takimin ndaj Leedsit.
Skuadra mysafire një herë kishte epërsi 0-1 e më pas ishte duke barazuar 2-2 deri krejt në fund, kur vendasit e fituan një penallti (90+4’), nga e cila nuk gaboi Jorginho dhe Chelsea e fitoi ndeshjen me rezultatin final 3-2.
Në fakt, ajo ishte penalltia e dytë e shënuar e Jorginhos e Chelseat në këtë përballje (e para ndodhi në minutën e 58’), e goli tjetër erdhi nga Mason Mount (42’). Te Leedsi sot shënuan Raphinha 28’ e Gerhardt 83’.
Kështu, Chelsea e ruan hapin me dy rivalët e tij për titull, kurse Leedsi momentalishtet renditet në vendin e 15.