JUVENTUS

Chiesa në operim! I rrezikohet stinori
10 January, 2022 @15:20
Njëri ndër futbollistët më të dalluar të Juventusit dhe reprezentacionit të Italisë, Federico Chiesa, i është konstatuar lëndimi i rëndë sot nga J | Medical.
Kështu, futbollisti në fjalë do të duhet që të hyjë në operim patjetër brenda 2-3 ditëve të ardhshme, ndërsa ligamenti kryesor i tij ka pësuar në ndeshjen e djeshme ndaj Romës.
Edhe pse Juventus nuk ka bërë të ditur se sa pritet të mungojë lojtari në fjalë, mediat e ndryshme kanë raportuar se një lëndim i tillë mund t’ia humbasë tërë stinorin italianit.