BLAZERS vs CAVS
Cleveland me humbje radhazi
12 January, 2017 @9:20
Kampioni aktual i NBA-së, Cleveland Cavaliers, shënoi humbjen e dytë me radhë dje kundër Portland Trail Blazers, me rezultat 102-86.
Ndeshja që pritej të ishte e lehtë për Cavsin, doli të jetë krejtësisht e kundërt, ku Portlandi e mposhti kundërshtarin me lehtësi.
CJ McCollum (27 pikë) dhe Allen Crabbe (24 pikë), luajtën rolin kryesor në fitoren e Portlandit, derisa në anën tjetër LeBron James u dallua me 20 pikë.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi dhe e 10 në total për Cleveland Cavaliersin, që megjithatë mbeten lider në Konferencën Lindore.