INDIANA vs CLEVELAND
Cleveland pëson në mungesë të Jamesit
17 November, 2016 @8:26
Kampioni aktual i NBA-së, Cleveland Cavaliers, në ndeshjen kundër Indiana Pacers që u zhvillua sot, doli pa super yllin LeBron James.
Jamesi nuk ka ndonjë lëndim por u pushua nga trajneri Tyronn Lue, derisa bashkëlojtarët e kingut, siç dukej janë mësuar të luajnë nën dirigjimin e LeBronit dhe në mungesën e parë të tij pësuan humbje me rezultat 103-93 ndaj Indiana Pacers.
Te vendasit më i miri ishte Paul George me 21 pikë e 11 kërcime, ndërsa te Clevelandi pikë dyshifrore shënuan vetëm Kevin Love (27 pikë) dhe Kyrie Irving (24 pikë), por u shfrytëzuan vetëm për statistika individuale.
Kjo ishte humbja e dytë e stinorit për Clevelandin.