FITORJA E 11-të
Clippers në formë të mirë
17 March, 2014 @11:00
Skuadra më pak e famshme e Los Angelesit, Clippers, është në formë të jashtzakonshme. Ata në 11-të ndeshjet e fundit, nuk pësuan humbje.
Fitoren e radhës e regjistruan kundër Cleveland Cavaliersit, duke dominuar gjatë tërë ndeshjes, ku dueli përfundoi me rezultat 102-80.
Blake Griffin ishte më i miri me 21 pikë e 11 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Chris Paul me 16 pikë e 15 asistime, ndërsa në anën tjetër nuk mjaftuan 23 pikët e Luol Dengut, për të bërë diçka më shumë mysafirët.
Clippers me këtë triumf, regjistroi fitoren e 48-të, krahas 20 humbjeve dhe gjenden në pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore. Ndeshjen e radhës skuadra e trajnerit Doc Rivers, do të luajë kundër Denver Nuggets.