EFL CUP

Conte mposhtet nga ish-skuadra, Chelsea afër finales
5 January, 2022 @22:47
Chelsea duke e mposhtur Totenhamin me rezultat 2-0, arriti një avantazh shumë të mirë për ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Carabao Cup.
Chelsea që në minutën e pestë të ndeshjes kaloi në epërsi me Kai Havertz, derisa rezultati u dyfishua nga autogoli i Ben Davies.
Në pjesën e dytë nuk pati gola dhe ndeshja përfundoi në favor të trajnerit Thomas Tuchel.
Ndeshja kthyese do të luhet më 12 janar, derisa gjysmëfinalja tjetër luhet mes Liverpoolit dhe Arsenalit.