Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GULFSTREAM G200

Cristiano Ronaldo dhe aeroplani i tij luksoz

Cristiano Ronaldo dhe aeroplani i tij luksoz


6 May, 2020 @18:29

Superylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ditë më parë arriti në Torino për tu karantinuar para se të nis stërvitjet me ekipin e tij Juventus.

Cristiano Ronaldo's plane

Arritja e tij në 22:30 të dielën më 3 maj, bëri bujë në mediat italiane, pasi që saktësia e portugezit për të qenë aty para të hënës ishte thuajse maksimale.

Në anën tjetër, mungesa e tifozëve bëri që gazetarët t’i qasen pak më ndryshe aeroplanit privat të Cristianos.

Cristiano Ronaldo's plane

Nga ky lloj i aeroplanëve, janë vetëm 250 në tërë botën, ndërsa kjo i kushtoi Ronaldos 20 milionë funta angleze.

Gulfstream G200 e blerë nga Cristiano në vitin 2015 ka dy motorë dhe mund të arrijë shpejtësinë prej 900 kilometrave në orë.

Cristiano Ronaldo's plane

Me katër pasagjerë, mund të arrijë lartësinë 3.9 kilometra. Me pak modifikime, kapaciteti i ulëseve për mysafirët e tij mund të arrijë në 10 persona me komoditet të lartë.

Cristiano Ronaldo's plane

Përveç garderobës, në aeroplan për Ronaldon ka internet, telefon, faks, furrë elektrike dhe me mikrovalë, frigorifer dhe HD studio. Po, ka edhe shtrat luks, të cilën e përdor shpesh me të shoqen Georgina Rodriguez gjatë fluturimeve në kohë të lirë.

Cristiano Ronaldo's plane


 
Të gjitha lajmet nga