Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ASISTUESI MË I MIRË I STINORIT 2024/25 NË SUPERLIGË

Rikthehet përsëri!

Fotot: FCLiria/ fb

Rikthehet përsëri!


11 July, 2025 @10:53

Liridon Fetahaj është zyrtarisht lojtar i Lirisë. Bardhezinjtë nga Prizreni para pak çasteve kanë zyrtarizuar futbollistin ofanziv të krahut si lojtar të tyre, ndërsa Fetahaj që u rrit te Liria, pas viteve të kaluara te Suhareka rikthehet në “Përparim Thaçi”.

Në shtator, Fetahaj që do të bëhet 34-vjeçar, pritet që me përvojën e madhe të tij si nga Superliga ashtu edhe Liga e Parë t’i ndihmojë Lirisë, që këtë stinor do të drejtohet nga Klodian Duro, për të bërë hapin e nevojshëm gjatë stinorit duke synuar Superligën.

Përndryshe, Liridoni në stinorin e kaluar ka qenë asistuesi më i Superligës së Kosovës me Suharekën, duke ia përgatitur 9 gola bashkëlojtarëve të tij, ndërsa nuk i kanë munguar as golat, ku shënoi 6 herë (prej të cilave asnjë nga penalltitë).

“Djali i qytetit, i lindur dhe rritur në zemër të Prizrenit – Liridon Fetahaj – rikthehet aty ku i takon: te klubi i zemrës!
Një figurë kyçe në rikthimin e fundit të ekipit në Superligë, një lider brenda dhe jashtë fushës, një simbol krenarie për qytetin dhe tifozët.
Mirë se vjen në shtëpi, Liridon – krenaria e Prizrenit!”
— shkroi njoftimi i klubit bardhezi nga Prizreni.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga