KUKËS

Ish-trajneri i Dritës dhe Gjilanit, merr timonin e Kukësit
11 July, 2025 @11:30
Trajneri i njohur në Superligë të Kosovës, që ka drejtuar më parë skuadrat gjilanase, Drita dhe Gjilani, por edhe ekipe si Drenica e Vëllaznimi, Sadat Pajaziti - është emëruar zytarisht si trajner i ri i Kukësit në Kategorinë e Parë të Shqipërisë.
Ekipi kukësian ka bërë të ditur dje se ka arritur marrëveshje me Pajazitin 52-vjeçar dhe ka nënshkruar kontratë për 2 stinorë.
“Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se Sedat Pajaziti do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë për dy sezonet e ardhshme!
Me një karrierë të pasur në kampionatin shqiptare dhe jo vetëm, e me një qasje profesionale moderne, Pajaziti sjell eksperiencë, disiplinë dhe pasion!
Ai ka drejtuar më parë ekipe të njohura në Shqipëri e Kosovë dhe ka ndërtuar një reputacion si një trajner punëtor, që beson te puna me grupin dhe zhvillimi i lojtarëve.
Objektivi është i qartë: së bashku të rikthejmë Kukësin në krye të futbollit shqiptar!
Mirë se erdhe profesor. Le të fillojë kapitulli i ri!” — shkroi Kukësi në njoftim.
Kukësi ish-kampion i Shqipërisë dhe 2 herë fitues i Kupës, po kërkon me ngul rikthimin në elitë të futbollit të Shqipërisë, ndërsa me Pajazitin në krye, po shpreson ta arrijë sa më shpejt këtë.