CITY - ATLETICO

De Bruyne vendos, bie rezistenca e Atleticos
5 April, 2022 @22:54
Kapiteni i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, me golin e tij të shënuar në minutën e 70 të ndeshjes ka thyer rezistencën e Atletico Madridit për të sjellë fitoren e ekipit të tij në ndeshjen e parë cerekfinale të Champions.
Manchester City i Josep Guardiolës ka fituar ndeshjen me rezultat minimal 1-0 [De Bruyne 70] ndërsa udhëton pas një jave në Madrid për të kërkuar gjysmëfinalen e garës.
Atletico Madrid me lojën e saj të zakonshme ka qenë rival i denjë për anglezët deri vonë dhe përkundër të gjithave ata nuk lejuan “qytetarët” të bëjnë më shumë në këtë ndeshje, përkundër dominimit të plotë.
Më 13 prill në Wanda Metropolitano Atletico pret Cityn për të përcaktuar gjysmëfinalistin e parë të garës.