Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Deklarata e Munishit, pas incidentit

Deklarata e Munishit, pas incidentit


3 April, 2022 @16:57

Trajneri i Gjilanit Ismet Munishi ka qenë duke u gëzuar për golin e portierit Enea Koliçi, derisa ekipi i tij shpëtonte nga humbja.

Por, kur u kthye në anën tjetër, incidenti vecse kishte ndodhur, ndërsa para mikrofonit ai kështu u deklarua për rastin.

“Nuk kam koment për incidentin, sepse për atë janë përgjegjës pjesa e sigurisë, unë mund të flasë vetëm për ndeshje. Bile, edhe nuk e pashë incidentin sepse isha duke u gëzuar për veti pas golit të Enea Kolicit. Kur pashë guzhvën [tollovi v.j.] atje, shkova dhe tentova t’i ndaja stafin e Gjilanit e Ballkanit që të qetësojmë situatën. Kaq mund të them rreth asaj,” ka thënë ndër të tjera Munishi.

Ndeshja Gjilani - Ballkani u ndërpre pranë rezultatit 1-1, në minutën e 90 të ndeshjes, ndërsa pas golit të barazimit të vendasve, tifozët hynë në fushë dhe goditën portierin e Ballkanit Stivi Frashëri!

 


 
Të gjitha lajmet nga