A&N - LIRIA

Derbi prizrenas nga ora 13:00
6 March, 2021 @10:48
Sot luhet derbi prizrenas në mes të skuadrës A&N dhe Lirisë.
Ndeshja e parë në mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me fitoren 2-0 të Lirisë.
Në këtë ndeshje gjyqtari kryesorë është Besfort Kasumi me ndihmësit e tij Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa.
A&N në ndeshjen e kaluar pësoi nga Dukagjini, kurse Liria regjistroi fitoren e parë me trajnerin Naci Sensoy.
A&N gjendet në pozitën e tretë me 30 pikë, derisa Liria në pozitën e gjashtë me 21 pikë.
Ndeshja fillon nga ora 13:00.