ORARI I XHIROS VIII
Derbi të dielën, Superliga vazhdon të shtunën
17 November, 2016 @8:52
Xhiroja e VIII e Superligës nisi mbrëmë me ndeshjen Kerasan Prishtina - Rahoveci, ku vreshtarët fituan në fund, ndërsa vazhdon në fundjavë, kur luajnë ekipet tjera të elitë, përfshi këtu edhe derbin, Sigal Prishtina - Bashkimi.
Vëllaznimi - Trepça zhvillohet të shtunën me fillim në ora 16, ndërsa një orë më vonë në “Karagaç” luhet Peja - Ylli. Peja pritet të vazhdojë serinë e pamposhtshmërisë në Superligë dhe ta ngris bilancin në këtë ndeshje në 6-0.
Në anën tjetër, Bashkimi do të përballet për herë të dytë me Sigal Prishtinën këtë stinor. Ka qenë pikërisht Bashkimi që i dha goditjen e parë Sigal Prishtinës në fillim të stinorit, për të çuar kampionin te ndërrimi i lojtarëve të huaj por edhe trajnerit.
E tash, Sigal Prishtina duket të jetë më e këndellur, ndërsa Bashkimi do të kërkojë të vazhdojë formën më të mirë në historinë e re të saj në Superligë, ku kanë bilanc aktual 6-0.
TERMINET E XHIROS VIII:
U zhvillua dje | Kerasan - Rahoveci | ||
E shtunë, 19.11.2016; Ora 16 | Vëllaznimi - Trepça | ||
E shtunë, 19.11.2016: Ora 17 | Peja - Ylli | ||
E diel, 20.11.2016; Ora 19 | Prishitna - Bashkimi |