FENERBAHÇE - ANADOLU EFES

Foto: euroleague.net
Derbi turk i takon Anadolu Efes
12 December, 2019 @22:02
Derbi turk që u zhvillua në Euroligë ndërmjet Fenerbahces dhe Anadolu Efesit, i takoi liderit të cilët si mysafir mposhtën Fenerin me rezultat 73:81.
Skuadra e Efesit e cila po kalon në një formë mjaft të mirë, i mjaftoi epërsia që e krijoi në periudhën e tretë të lojës prej 10 pikëve më shumë, që të fitojë derbin turj në Euroligë.
Me këtë fitore Efesi ia ndërpreu Fenerbahçes serinë më të mirë të këtij stinori, prej tre fitoreve radhazi, duke e kthyer në rrugë të humbjes.
Paraqitja mbreslënëse e Krunoslav Simonit, që ishte faktori kryesor tek Efesi dhe luajti me 22 pikë dhe 9 kërcime u tregua vendimtare.
Te vendasit më efikasi ishte Derrick Wiliams me 16 pikë.
Anadolu Efes me këtë fitore vazhdon të jetë lideri i ligës me 11 fitore dhe 2 humbje, derisa Fenerbahce nuk është duke kaluar në formën më të mirë, ka 5 fitore dhe 8 humbje.