PSG

Di Maria vazhdon me PSG-në
12 March, 2021 @20:08
Futbollisti argjentinas, Angel Di Maria, ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare me skuadrën e tij, PSG.
Kontrata e tij e re do të vlejë deri në qershor të vitit 2022, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit.
Di Maria më parë kishte kontratë deri në fund të këtij stinori me PSG-në.
33-vjeçari ka shënuar 87 gola dhe 99 asistime në 248 ndeshje të zhvilluara deri më tani me parisienët.