JASON KIDD
Dinakëria i kushtoi me dënim
29 November, 2013 @12:35
Jason Kidd, në ndeshjen kundër Los Angeels Lakersit, në sekondat e fundit nuk kishte të drejtë të merrte Time Out. Por ai me dinakëri, iu drejtua lojtarit të vet Tyshawn Taylor dhe tha “më godit” derisa e mbante një pije në duart e tij.
Me rrëzimin e pijes në parket, gjyqtarët u detyruan që ta ndalin lojën. Me këtë, ai arriti të kallëzonte sulmin e fundit lojtarëve.
Pas ndeshjes, Kidd kishte thënë se, kjo nuk ishte me qëllim, ndërsa komisioni diciplinor i NBA-së, nuk i besoi trajnerit të Brooklyn Netsit, dhe e dënoi me 50.000 dollarë.
Video
Taktika e Jason Kiddit