Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANKETA E KOHËS

Disponimi aktual, “për” Pejën në Superligë

BOROZANI/D.S.

Disponimi aktual, “për” Pejën në Superligë


31 July, 2015 @9:22

Në një anketë të bërë nga Koha Ditore, përveç Bashkimit që ka thënë “Jo” dhe Sigal Prishtinës që duket e luhatur, të gjitha skuadrat tjera të Superligës, (Trepça, Vëllaznimi, Kastrioti) kanë thënë se do të votonin “Për” Pejën në Superligë. 

Kryetari i Pejës, Art Gashi, ditë më parë kishte thënë se Peja do të kërkonte që përmes Kuvendit, të futet në rend të ditës votimi për kthimin e Pejës në Superligë, me peticion.

Drejtuesit e Bashkimit kanë thënë se “Jo”-ja e tyre nuk ka të bëjë me Pejën si ekip, por respektimin e Rregulloreve dhe nëse mësohen kështu klubet, atëherë nuk do të ketë efekt më as përjashtimi nga liga. 

Të tjerat, kryesisht kanë thënë “Po” shkruan Koha Ditore sot, derisa arsyeja kryesore është “hijeshia” e Superligës dhe “rivaliteti” në disa ndeshje. 


 
Të gjitha lajmet nga