CARMELO ANTHONY
Do të jetë i lirë
23 June, 2014 @10:01
Superylli i New York Knicks, Carmelo Anthony, dëshiron që ta përdor opcionin për të mbetur lojtar i lirë.
Melo, do ti vlerësojë ofertat që do të vijnë për të dhe tash e tutje në vend të parasë, synimi kryesor do të jetë trofeu, ndërsa kontrata e Carmelos do të skadoj me 1 korrik.
Në rast se, Anthony mbetet tek New Yorku, për 5 vitet e ardhshme do të fitojë 128 milion dollarë, ndërsa nëse nënshkruan me ndonjë skuadër tjetër, atëhere ai do të fitojë maksimum 96 milion dollarë.
Për Melon, kanë shprehur interesim, skuadrat si Chicago Bulls, Boston Celtics dhe Dallas Mavericks.
Video
Carmelo Anthony