Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIJOVIC

Një trofe do të vinte në Prizren

Petar Mijovic, trajner i Bashkimit/ BOROZANI/ D.S.

Një trofe do të vinte në Prizren


30 March, 2016 @11:02

Në një bisedë me Kohën Ditore, trajneri malazias i Bashkimit, Petar Mijovic, ka thënë se me lojtarët që i kishte në dispozicion Bashkimi në fillim të stinorit do të sillte një trofe në qytet.

“Mua si trajner më vjen shumë keq që kemi mbetur pa lojtarët më të rëndësishëm. Garantoj se me ta dhe me lojtarët që kam pasur në pjesën e parë të edicionit, një trofe do të përfundonte në Prizren,” ka thënë Mijovic për Kohën Ditore.

“Edhe unë sikurse lojtarët kam pasur oferta tjera, por unë nuk do ta bëj këtë së paku deri në fund të stinorit pasi që i kam borxh Prizrenit mikpritjen e jashtëzakonshme. Obligim e kam të qëndrojë në klub pa marrë parasysh se në çfarë gjendje do të jetë,” ka shtuar ai.

“Ne natyrisht që do të luftojmë deri në fund, me aq takat sa kemi,”
ka vazhduar më tej Mijovic.
Largimet e lojtarëve te Bashkimi nisën në janar, kur Gerti Shima morri rrugë për Prishtinë. Kjo u arnua disi, por pastaj erdhi largimi i Marcel Jones, që mbante barrën kryesore të skuadrës. Ndërsa ditë më parë edhe Tay Waller njoftoi për largimin e tij - që bëri ekipin tashmë shumë më të dobët sesa që ishte në fillim.

Skuadra e Bashkimit tash armë më të fortë ka dyshen Granit Rugova - Endrit Hysenagolli, ndërsa të huajt e mbetur në ekip janë Theron Bussey, Griffin Ramme dhe Rokas Uzas. Bashkimi ka siguruar vendin e tretë në Superligë dhe do të luajë në gjysmëfinale të Play-Offit.
Bashkimi trofeun e parë dhe të vetëm në basketbollin e pasluftës e ka fituar në vitin 2002, duke fituar Kupën e Kosovës. Prizrenasit janë ekipi më i varfër sa i përket trofeve të fituar nga ekipet që quhen ‘katërshe e madhe e basketbollit kosovar’.


 
Të gjitha lajmet nga