Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TITULLI NË PRISHTINË

Dridhet Ballkani, kupa në Prishtinë

BOROZANI/ D.S.

Dridhet Ballkani, kupa në Prishtinë


29 April, 2015 @19:58

Liga Ballkanike tashmë e ka kampionin e ri. Skuadra e Sigal Prishtinës ka arritur ta marrë këtë epitet pasi e mposhti skuadrën bullgare, Rilski, edhe në ndeshjen e dytë të finales së Ligës Ballkanike.

Në të vërtetë, vendasit ishin ata të cilët e filluan ndeshjen më mirë duke krijuar epërsi madje deri në 10 pikë (16-6), falë efikasitetit të lartë të amerikanit Tony Gugino nga vija e trepikëshave, mirëpo më pas pasoi një seri prej 6-0 e Prishtinës, për të mos lënë Rilskin ta përfundojë çerekun e parë në epërsi më të lartë se katër pikë (26-22).

Bardhekaltërit filluan ta marrin kontrollin e lojës në çerekun e dytë duke kaluar për herë të parë në epërsi me shënimin e Julius Coles nga gjuajtja e lirë, e më pas edhe për të shkuar në pushim me dy pikë epërsi (36-38).

Dominimi i lehtë i Prishtinës vazhdoi edhe në dhjetëminutëshin e tretë, derisa dështimet e shumta nga tentimet për tre pikë, nuk lejuan të krijohet epërsi më e lartë përballë bullgarëve, megjithatë djelmoshat e trajnerit Marjan Ilievski arritën të krijojnë epërsi dyshifrore gjatë çerekut të katërt, duke siguruar fitore të madhe midis Bullgarisë, derisa në minutat e fundit të ndeshjes në palestrën Samokov ku u zhvillua ndeshja ndëgjoheshin vetëm brohoritjet e tifozëve nga kryeqyteti, Plisat, të cilët kishin udhëtuar për ta përkrahur ekipin e zemrës.

Jordan Hulls ishte koshashënuesi më i mirë në fitoren historike të Prishtinës me 22 pikë, derisa Julian Mavunga shtoi 16 sosh, në anën tjetër, amerikanët e Rilskit Gugino dhe Taylor ishin më të mirët duke shënuar nga 25 pikë, përkatësisht 15.



Statistikat individuale te Rilski

1 Anthony Gugino 25 pikë 9 kërcime -
2 Vernon Taylor 15 pikë 7 kërcime 1 asistim
3 Zlatin Georgiev 11 pikë 8 kërcime 3 asistime
4 Yordan Bozov 8 pikë 3 kërcime 9 asistime
5 Zarko Rakocevic 6 pikë 7 kërcime 1 asistim
6 Todor Todorov 4 pikë 1 kërcim -
7 Julian Norfleet 2 pikë 2 kërcime -


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Jordan Hulls 22 pikë 2 kërcime 2 asistime
2 Julian Mavunga 16 pikë 3 kërcime 2 asistime
3 Dardan Berisha 12 pikë 8 kërcime 5 asistime
4 Edin Bavcic 12 pikë 7 kërcime 1 asistim
5 Julius Coles 10 pikë 1 kërcim -
6 Bojan Trajkovski 8 pikë 8 kërcime 5 bllokada

HOUSTON

Raketa fluturon në gjysmëfinale

NBA

Raketa fluturon në gjysmëfinale

29/04/15 @ 13:36

FINAL FOUR 2015 - MADRID

Cili ekip do të triumfojë në Madrid?!

Euroleague

Cili ekip do të triumfojë në Madrid?!

29/04/15 @ 12:11

KARAGAÇ

Peja, finalistja e parë

FBK Superliga

Peja, finalistja e parë

28/04/15 @ 20:44

ILIEVSKI

Duam fitore

Balkan League

Duam fitore

28/04/15 @ 15:56

BARCHOVSKI

Favorit jemi ne

Balkan League

Favorit jemi ne

28/04/15 @ 15:30

PARA FINALES

Prishtina stacionohet në Samokov

Balkan League

Prishtina stacionohet në Samokov

28/04/15 @ 09:06

PASQYRA E LIGËS SË DYTË - 6 XHIRO PARA FUNDIT TË STINORIT

3 në luftë direkte për Ligë të Parë, pjesa e poshtme për mbijetesë

FFK Liga e Dytë

3 në luftë direkte për Ligë të Parë, pjesa e poshtme për mbijetesë

26/04/24 @ 20:09

FITORE E DINAMOS

Dinamo i kthehet fitores, Drenica mposhtet pas 5 ndeshjesh pa humbje

FFK Liga e parë

Dinamo i kthehet fitores, Drenica mposhtet pas 5 ndeshjesh pa humbje

26/04/24 @ 19:14

VIDEO

Playoff highlights: Prishtina-Trepça (2)

FBK Superliga

Playoff highlights: Prishtina-Trepça (2)

26/04/24 @ 16:05

FORMACIONET ZYRTARE

Dinamo-Drenica, 11-shet startuese

FFK Liga e parë

Dinamo-Drenica, 11-shet startuese

26/04/24 @ 14:57

PRIZRENI E DEÇANI - RISI NË VOLEJBOLL

Dy klube të reja volejbolli në Kosovë!

Të tjera

Dy klube të reja volejbolli në Kosovë!

26/04/24 @ 14:52

RIKTHIMI I BRDARICIT NË SHKODËR

Pas 2 vitesh, Vllaznia rikthen Thomas Brdaricin

FSHF Kategoria Superiore/Transfere

Pas 2 vitesh, Vllaznia rikthen Thomas Brdaricin

26/04/24 @ 14:41

VENDIMTARET APO VAZHDIM I SERISË

Duelet e treta të gj’finaleve të playoffit, drejt finales apo zgjatje e serisë

FBK Superliga

Duelet e treta të gj’finaleve të playoffit, drejt finales apo zgjatje e serisë

26/04/24 @ 10:25

KAMPIONI RREZIKON LIDERIN

Man City i pamëshirshëm, i afrohet kreut

Premier League

Man City i pamëshirshëm, i afrohet kreut

25/04/24 @ 23:23

MË I MIRI I NDESHJES

Darnell Edge — MVP i Prishtina-Trepça (2)

FBK Superliga

Darnell Edge — MVP i Prishtina-Trepça (2)

25/04/24 @ 23:03

PAS ELIMINIMIT NGA KUPA!

Vllaznia ndërpren bashkëpunimin me Qatip Osmanin

FSHF Kategoria Superiore/Transfere

Vllaznia ndërpren bashkëpunimin me Qatip Osmanin

25/04/24 @ 22:45


 
Të gjitha lajmet nga