GJILAN

Blendi Baftiu duke nënshkruar për Dritën/ Foto: FCDrita/fb
Drita godet! Blend Baftiu nënshkruan
6 June, 2022 @16:37
Nënkampionja e Kosovës, Drita, ka siguruar shërbimet e mesfushorit të dalluar të Ballkanit, Blendi Baftiu.
Sipas njoftimit të posa lëshuar nga klubi bardhekaltër prej Gjilani, është bërë e ditur se Baftiu ka nënshkruar kontratë 2+1 vjeçare me ata.
“FC Drita dhe futbollisti, Blend Baftiu kanë zyrtarizuar kontratë për 2+1 vjet me mundësi vazhdimi. Ish-kapiteni i Ballkanit, Blend Baftiu është lojtari ynë më i ri për të përforcuar repartin ofanziv te FC Drita,” - ka shkruar njoftimi i klubit.
Baftiu përndryshe që ka bërë 121 parqitje me Ballkanin, më parë ka luajtur për Prishtinën. I lindur më 17 shkurt, ai është 24-vjeçar dhe ka shënuar 4 gola e 2 asistime me suharekasit, me të cilët u bë edhe kampion.
Vlera e kartonit të tij sipas Transfermarkt shkon në 250 mijë euro.