Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KTHEHET NGA ZAGREBI

Drita kthen Hajdin Salihun në Kosovë, përforcon mbrojtjen

Drita kthen Hajdin Salihun në Kosovë, përforcon mbrojtjen


13 June, 2023 @19:12

Ish-qendërmbrojtësi i Llapit dhe së fundi i Lokomotivës së Zagrebit, Hajdin Salihu, është lojtar i ri i Dritës. Njoftimin e ka zyrtarizuar vetë ekipi nënkampion i Kosovës sot, ndërsa ka bërë të ditur se ka nënshkruar me lojtarin për tre stinorët e ardhshëm. Borozani.com

Salihu i lindur në Podujevë ka regjistruar shtatë paraqitje me Lokomotivën këtë stinor, ndërsa 21-vjeçari është parë të jetë potencial për mbrojtjen e gjilanasve, të cilën u ndanë me kapitenin legjendar të klubit, Ardian Limani.

Hajdin Salihu

“Kemi knaqësin të ju prezantojmë mbrojtësin e ri të klubit Hajdin Salihu i cili vjen nga Lokomotiva Zagreb nga Kroacia. Salihu pas dy vitetve të kaluara në superligën kroate avanturën do ta vazhdojë në klubin tonë. Marrëveshja është arritur sot në mes të drejtori sportiv z. Valon Zymberi dhe z.Shpend Salihu, përfaqësues i lojtarit. z. Zymberi i dëshiroi mirëseardhje lojtarit dhe shumë suksese në klub. Klubi dhe lojtari kanë nënshkrua kontrat tre vjet dhe Salihu do të jetë bardh e kaltër deri në qershor 2026. Salihu para se të transferohej në Kroaci te Lokomotiva Zagreb, ka qenë pjesë e KF Llapi nga superliga jonë.” - ka shkruar Drita në njoftim.

Përndryshe Salihu është ftuar nga kombëtarja U-21 e Shqipërisë.◼️


 
Të gjitha lajmet nga